Profesion post- Big Brother

11/11/2011 19:15

Big Brother me siguri të bën të famshëm dhe të paktën ata që fitojnë me siguri i bën të pasur!

Ama në çdo edicion futen dhjetëra pjesëmarrës që synojnë kush më shumë e kush më pak një jetë më të mirë dhe një aventurë të jashtëzakonshme!

Jeta e Toros Shanaian nuk duket të ketë qenë e mërzitshme para Big-ut, por më pas është bërë shumë simpatike!

“Rezultatet janë të papara dhe për këtë falenderoj Big Brother-in. Jam marrë me fushatën e Lulzim Bashës dhe me projekte të tjera që janë në përpunim e sipër. Dua të merrem me politikë, por mbi të gjitha raporti me femrat është i shkëlqyer”, thekson Toros.

Zhuljeta Daci e ka dashuruar punën e saj që ditën e parë! E kush nuk do të dëshironte të mblidhte para për 8 orë në ditë për çdo ditë! Por, sidoqoftë ajo thekson ndikimin që pati reality-show në angazhimet e saj, mjafton të përmendim faktin që tani qytetarët ia dorëzojnë paratë Zhuljetës me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë.

“Unë punoj tek Drejtoria e Transportit Rrugor, tek sektori I taksave. Mbush arkën e shtetit shqiptar domethënë”, thotë duke qeshur Zhuljeta.

“Vetë vendi i punës më bën të jem në komunikim të përditshëm me njerëzit dhe pas pjesëmarrjes në Big Brother njerëzit më njohin”, shprehet Zhuljeta.

Për Jonelën, jeta pas Big Brother ka qenë shumë e ngarkuar me punë, angazhime dhe mbi të gjitha plane! Avokatja e ardhshme duket se i ka idetë e qarta, madje kështu i kishte që në fillim.

“Përveçse po punoj për një kompani telefonike, punoj edhe në një studio ligjore. Aktualisht po vazhdoj studimet për diplomacy, dua të diplomohem edhe për juridik. Dua të kem të gjitha kriteret për të qenë një avokate e zonja në të ardhmen. Mendoj se pjesëmarrja në Big Brother më ka hapur dyert aty ku kam aplikuar për punë”, deklaron Jonela.

Top Channel