Procesi penal i video-skandalit “Meta-Prifti”, që ndodhet në Gjykatën e
Lartë, mesa duket do të jetë edhe për disa seanca të tjera, në pritje të
vendimit, nëse do të pranohet nga Gjykata akt-ekspertimi apo jo.
Kolegji Penal vendosi që të hënën e ardhshme tre eskpertët të përgatiten për t’iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë dhe të avokatëve mbrojtës të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, pyetje të cilat u lexuan para Gjykatës së Lartë në seancën e së premtes. 10 prej të cilave që i perkasin Prokurorise u rrezuan nga Kolegji si sugjestionuese.
Ne celje te procesit, prokurori Bujar Sheshi lexoi pyetjen e pare, njeren prej 37 prej tyre, qe kishte te bente me argumentin e eksperteve, kur thone se nuk mund te provojne nese ora objekt-ekspertimi, eshte mjeti me te cilin eshte realizuar biseda. Referuar kesaj pjese te akt-eskpertimit, prokurori Sheshi pyeti “nese mjeti regjistrues gjithsesi ka qene i instaluar ne ndonje ore, perderisa pergjate gjithe kohes degjohet tik-taku i saj?”
Ne kete pike, ekspertet thane se nuk mund te pergjigjen direkt pa u pergatitur, cka e detyroi prokurorin qe te shtoje se hidhen dyshime, se si ka mundesi, qe ata nuk pergjigjen direkt per nje akt-ekspertim qe e kane pergatitur vete.
Por relatori i ceshtjes, gjyqtari Ardian Dvorani, referuar Kodit te Procedures Penale, nderhyri duke deklaruar se eksperteve u duhet kohe per t’u pergjigjur, duke sjelle keshtu edhe leximin e metejshem te pyetjeve te prokurorit me pikantet lidhen me perfundimin e eksperteve, kur thone se zeri i zotit Meta nuk ka vlerat e kerkuara nga 10 decibel, pasi ai luhatet nga 3,4 decibel ne 9,2 decibel dhe sipas prokurorit Sheshi, kete e thote edhe eksperti italian.
“Atehere, – vijon prokurori me pyetjen e tij, – si e shpjegoni faktin se gjate transmetimit te kesaj videoje, ne jemi ne gjendje te degjojme biseden ne nje pjese te konsiderueshme te saj?”
Por karta me e forte ne keto pyetje te prokurorise eshte ajo qe lidhet me programet, qe jane perdorur per ekspertizen dhe nese jane te licensuara apo jo dhe vecanerisht ajo qe ka lidhje me llojin e programit, qe eshte perdorur per te bere analizen e tik-takut te ores, qe konstatohet sipas eksperteve i mbivendosur ne dy raste.
Nderkohe qe strategjia e mbrojtjes per pyetjen e eksperteve lidhet me shtate pyetje te tyre per momentin, te gjitha te pranuara nga Gjykata e Larte, mes te cilave kerkohet saktesim i termit ‘nderhyrje’ dhe ‘devijim dsd’, konkluzion i perdorur nga ekspertet ne aktekspertimin e tyre. Seanca e radhes u caktua te henen ne oren 11.00.
“Jemi në pritje të një seance, vazhdimi i një spektakli qesharak, ku bie në sy mospërgatitja e akuzës, që ka formuluar pyetje që s’kanë të bëjnë me procesin, por merren me orën si prova kryesore, të cilën vetë prokuroria kërkoi që të hiqet”, deklaroi në përfundim të procesit deputeti i LSI, Spartak Braho.
Top Channel