“Oscar”, Billy Crystal në vend të Murphy

11/11/2011 00:00

Organizatorët e ceremonisë së Çmimeve “Oscar”, vetëm pak orë pasi bënë
publik lajmin se aktori komik Eddie Murphy nuk do të ishte prezantuesi i
saj, kanë bërë publik emrin që do e zëvendësojë. Ai është një tjetër
aktor komik, Billy Crystal.

Organizatorët u justifikuan për përjashtimin e Murphy sepse ai kishte përdorur fjalën e konsideruar si raciste, ‘gay’ ndaj edhe nuk mund ta lejonin atë të ngjitej në skenën e trofeve prestigjizë të filmit.

Përdorimi i kësaj fjale ngjalli reagimin e grupeve për të drejtat e homoseksualëve dhe të anëtarëve të akademisë, të cilët nuk vonuan të merrnin këtë vendim, që ai të mos ishte prezantuesi i kësaj ceremonisë të jashtëzakonshme ndarje çmimesh.

E tani ai që do të prezantojë këtë ceremoni është aktori Crystal i cili edhe më heret ka provuar të jetë në skenën e çmimeve “Oscar”, për katër edicione me radhë, 1990-1993, më pas edhe në vitet 1997 dhe 1998 për t’u rikthyer sërish në skenën e Oscar-ve në vitin 2000 dhe për të fundit herë që është ngjitur në skenë ka qenë ceremonia e vitit 2004.

Pas shumë vitesh, Billy Crystal rikthehet në ceremoninë e vitit 2012 që do të mbahet më 26 shkurt.

Top Channel