NJOFTIM I DIGITALB

11/11/2011 00:00

Kompanitë DIGITALB dhe EUTELSAT njoftojnë se transferimi fizik i transmetimeve të platformës DIGITALB SATELIT, në Satelitin më të Ri EUTELSAT W3C, përfundoi me sukses gjatë mesnatës së 8 Nëntorit.

Aktualisht, cilësia e transmetimit ende nuk është në gjendjen optimale,
për arsye të konfigurimeve të nevojshme, për të cilat kompania EUTELSAT
bën të ditur se, me një punë intensive do t’i mbyllë brenda 2-3 ditëve
në vijim, periudhë kjo për testimet e transmetimeve nga sateliti i ri.

Si rezultat i transferimit, të gjithë abonentët e DIGITALB SATELIT do të
kenë shumë herë më tepër cilësi, stabilitet të transmetimeve, si dhe më
shumë kanale të reja televizive e radio, në Standard dhe High
Definition.

Top Channel