Nigeri, azil djalit të Gadafit

11/11/2011 17:50

Autoritetet e Nigerit i njoftuan se pranuan t’i japin azil, Saadi Gadafit, djali i ish-udhëheqësit libian, Muamar Gadafi.

Presidenti i Nigerit, Mahamadu Isuf, tha se arsyeja e dhënies së azilit për Saadi Gadafin është humanitare, pasi ai rrezikon të njëjtin fund tragjik, sikundër babai i tij nëse kthehet në Libi. Ndërkohë, Nigeri sqaroi se djali tjetër i Gadafit, Saif al-Islam, nuk ndodhet në territorin e këtij vendi.

Saadi, ish-futbollist, që kulmin e karrierës e ka patur me Peruxhian në Itali, akuzohet për abuzime me detyrën në kohën kur drejtonte federatën libiane të futbollit.

Top Channel