Country Awards, Swift triumfon

11/11/2011 00:00

Këngëtarja Taylor Swift është shndërruar në femrën e dytë në historinë e
muzikës botërore që ka mundur të kurorëzohet me trofeun “Argëtuesja e
Vitit” në Country Music Awards.

Më heret, vetëm këngëtarja Barbara Mandrell ka mundur që në dy edicione radhazi të marrë trofeun si artistja më e mirë e muzikës country. Në ceremoninë e marrjes së këtij trofeu, Swift nuk e ka fshehur emocionin.

“Ky është një falënderim për të gjithë fansat të cilët mbushën stadiumet dhe arenat në gjithë botën këtë vit. Jam shumë e lumtur që kishim aq shumë për të luajtur këtë vit. Ju e keni ndërtuar këtë vit timin”, ka thënë Swift gjatë pranimit të çmimit.

Grupi Band Perry fitoi çmimin “Artisti i Ri i Vitit”, derisa kënga e tyre “If I Die Young” u zgjodh Kënga dhe Singli i Vitit. Ndër të tjerët artistë që u nderuan ishin, me çmimin albumi i vitit u nderua Jasom Aldem për “My Kinda Party”, i cili po ashtu fitoi edhe çmimin ngjarja muzikore e vitit me këngën “Don’t You ëanna Stay”, një duet me Kelly Clarkson.

Ndërsa triumfi i Swift për shumëkënd nuk ka qenë një surprizë, pasi përgjatë këtij viti, këngëtarja ka qenë një ndër më të suksesshmet, dhe koncertet e saj kanë ndjellë fansa në të gjithë botën.

Top Channel