Bullock – Reeves, “Now”: Ata janë bashkë

11/11/2011 00:00

Aktorja Sandra Bullock, e cila gati 2 vjet më parë ka dalë nga një
martesë pas një skandali publik për tradhtinë e bashkëshortit të saj,
mësohet se ka lidhje intime me aktorin Keanu Reeves.

Është revista britanike “Now” ajo që ka publikuar lajmin se dy aktorët të cilët kanë qenë jo rrallë bashkë në sheshxhirim, tani janë në një raport.

Sipas mediave, ata janë parë bashkë në Los Angeles, 17 vite pas takimit të tyre në xhirimet e hitit “Speed” në fitin 1994 dhe pesë vite pas ribashkimit të tyre në filmin “The Lake House” në vitin 2006.

E tani që publikohet ky lajm, burime të cituara nga mediat tregojnë se përherë ka pasur njerëz pranë tyre që janë përpjekur t’i bëjnë bashkë, por me gjasë vetëm tani ka qenë momenti i duhur për ta. Një burim pranë aktores ka treguar se ajo ndjehet mirë me këtë raport dhe se tani është e tejkaluar periudha e vështirë e divorcit të saj, divorc prej të cilit ajo asnjëherë nuk e mohoi që ishte tepër i vështirë për të, sidomos për shkak të situatës në të cilën ajo u gjend.

Qenë mediat ato që publikuan imazhe të ish-bashkëshortit të saj me femra të ndryshme, e për rrjedhojë, vetëm pak muaj pasi ajo fitoi çmimin e shumëpritur OSCAR, ju desh të zyrtarizonte divorcin.

Top Channel