“Brangelina” në Vietnam

11/11/2011 15:20

Pasi kaluan disa ditë në Tokio të Japonisë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, së bashku me 6 fëmijët e tyre, kanë arritur në Vietnam për të kaluar disa ditë pushimesh.

Sipas mediave vietnameze, çifti i famshëm hollivudian ka vendosur të relaksohet në arkipelagun Con Dao, në jug të Vietnamit.

Jolie do të qëndrojë me fëmijët disa ditë më shumë se Brad Pitt, sepse aktori duhet të vazhdojë punën për promovimin e filmit ‘Moneyball’ në Korenë e Jugut.

Parku kombëtar Con Dao i Vietnamit, që në kohën e epokës koloniale franceze shërbente si burg, përbëhet nga 16 ishuj të vegjël dhe është një zonë e mbrojtur për shkak se aty gjenden shumë specie të rralla breshkash.

Pitt dhe Jolie nuk ka vizituar Vietnamin që nga viti 2006, kur birësuan djalin e tyre Pax.

Top Channel