I është dashur pak kohë, por më në fund David Arquette ka thënë publikisht se e ka pranuar ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij, Courtney Cox.

“Më ka kushtuar shumë të pranoj që martesa ime përfundoi. Me Courtney kam një vajzë dhe kam bërë shumë përpjekje për ta rregulluar sërish marrëdhënien tonë. Tashmë mendoj se ato përpjekje ishin shumë patetike nga ana ime dhe më në fund kam pranuar se lidhja përfundoi dhe unë nuk mund të bëj asgjë për këtë”, tha aktori amerikan.

“Tashmë kam arritur të kem një marrëdhënie shumë të mirë me Courtney dhe kalojmë shumë kohë bashkë për të mirën e vajzës sonë”, shton protagonisti i sagës së horrorit ‘Scream’.

Gjithashtu, David Arquette ka bërë të ditur se ka gjetur një dashuri të re, Christina McLarty, dhe se është shumë i lumtur.

Top Channel