Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Edhe pse me një numër shumë të madh mediash, në Shqipëri ne mesin e një morie mediash, ajo letrare duhet.
Mes shkrimtarëve e përkthyesve u kujtua 15-vjetori i krijimit të revistës letrare shqiptare “Mehr Licht”, e cila lindi në vitin 1996 me qëllimin kryesor: për t’i shërbyer letërsisë dhe kulturës kombëtare.
Krijuesja e kësaj reviste, përkthyesja e njohur e letërsisë hispanike, Mira Meksi tha se gjatë 15 vjetëve të jetës së saj “Mehr Licht” ia ka dalë të promovojë shkrimtarë dhe përkthyes letrarë shqiptarë; ajo është kthyer jo vetëm në një enciklopedi e letrave botërore dhe shqiptare, me një formacion të bollshëm për to dhe një ekspozitë për të gjithë produktin letrar jo fort të përfillur nga tregu i botimit privat.
Në këtë revistë kanë gjetur vend letërsia e traditës, letërsia e shkruar në burgjet komuniste, letërsia e ndaluar nga regjimi komunist, por edhe për krijimet, idetë dhe eksperimentimet letrare të krijuesve të rinj dhe jo të tillë shqiptarë.
Ajo është munduar të nxisë, veç të tjerash, zhvillimin e gjinive letrare pak të lëvruara te ne aktualisht, siç janë eseja letrare dhe kritika letrare, të cilat përbëjnë një lëndë të rëndësishme të revistave letrare.
Në këtë ceremoni u bë edhe ndarja e sivjetshme e cmimit për te përvitshëm të Eseistikës dhe Kritikës letrare “Mehr Licht” i cili iu dha Idlir Azizit për esenë: “Eksentriku shqiptar, ose pamundësia jonë politike për t’u tërhequr”.
Top Channel