Regjistrimi, Gjirokastër, procesi eci normalisht

10/11/2011 00:00

Burime prej struktures qe mbeshteti mbajtjen e censusit ne qarkun e Gjirokastres bejne me dije se pjesemarrja ne kete proces ka qene e
kenaqshme.

Si perqindje ajo llogaritet me e madhe se 90% ndersa e vecanta per kete qark lidhet me numrin shume te madh te banesave te regjistruara si te pabanuara. Fenomeni ishte tipik sipas anketuesve ne fshatrat e minoritetit grek, shume komuna te thella te te tri rretheve Gjirokaster, Tepelene dhe Permet por edhe brenda qyteteve.

Nje tjeter e dhene e rendesishme qe censusi pritet te sjellle per qarkun e Gjirokastres eshte numri i madh i shtepive apo apartamenteve te reja te blera nga emigrantet neper qytete dhe qe aktualisht jane te pabanuara, e dhene kjo qe do te shoqerizoje nje tjeter situate, ate te braktisjes perfundimtare te banesave ne shume zona te thella rurale.

Anketuesit ne qark thone se niveli i refuzimit ka qene mjaft i vogel kryesisht ne komunen e Dropullit te Siperm ku banoret kane mbeshtetur deklaraten e OMONIA-s por ne pergjithesi popullsia minoritare ka qene e gatshme te regjistrohet.

Nga ana tjeter anketuesit ne disa zona ne Permet dhe Tepelene bejne me dije se ka pasur shume raste qe individe dhe familje kane refuzuar ti pergjigjen pyetjeve te caktuara brenda formularit te censusit sidomos ato qe lidhen me etnine dhe besimin fetar.Ne qarkun e Gjirokastres u angazhuan me regjistrimin rreth 240 anketues dhe ishte qarku i pare qe perfundoi regjistrimin.

Top Channel