Kriza e Eurozonës godet edhe ekonominë kineze

10/11/2011 15:30

Eksporti i mallrave kinezë është reduktuar si pasojë e krizës së Eurozonës dhe frikës për një ngadalësim të ekonomisë amerikane, u bë e ditur të enjten në një raport zyrtar të Pekinit.

Sasia i eksporteve është rritur me pothuajse 16% nga një vit më parë, por ai ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tetorit. “Rritja e eksporteve pësoi një rënie të re gjatë muajit të fundit si rrjedhojë e situatës së vështirë në tregjet europiane. Duke qenë se Bashkimi Europian është konsumtori ynë kryesor, është e pritshme që kjo tendencë të ruhet përsa kohë ekonomia europiane do të ketë vështirësi”, u shpreh një funksionar i lartë i byrosë politike.

Ndërsa ra numri i eksporteve, në tetor u rrit ndjeshëm sasia e mallrave të importuara, duke bërë që bilanci tregtar të ishte prej vetëm 17 miliardë dollarë plus. Kina është mësuar që nga eksportet e saj të vazhdueshme, të ketë një sufiçit financiar shumë më të lartë mujor.

”Rritja e importit nuk është një shenjë e keqe. Përkundrazi, ai tregon se niveli i jetesës dhe fuqia blerëse e kinezëve është në rritje”, shtoi drejtuesi.

Përparimi i jashtëzakonshëm ekonomik i Kinës në dy dekadat e fundit është ndihmuar nga suksesi i madh i eksporteve të mallrave të shumëllojshëm, që bën që Pekini të ketë ketë një fitim prej qindra miliardë eurosh, në bilancin tregëtar me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më parë gjatë vitit, ekonomia kineze kaloi atë japoneze, duke u shndërruar në të dytën më të fuqishme në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA