Haxhinasto: Shqipëria, kontribut në NATO

10/11/2011 10:20

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se Shqipëria ka dhënë një kontribut domethënës në misionet ndërkombëtare ushtarake.

“Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, merr pjesë në shumë misione ndërkombëtare”, ka deklaruar Haxhinasto.

Duke folur në konferencën për rajonin që po zhvillohet në Tiranë, shefi i diplomacisë shqiptare ka vlerësuar se tashmë vendi ynë, por edhe vendet e tjera të Ballkanit, janë në rrugën e duhur për integrimin në BE.

Por pavarësisht optimizmit të Haxhinastos, drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit në KE, Stefano Sannino tha një ditë më parë për “Deutsche Welle” se zgjerimi i Unionit do të jetë shumë i vështirë.

Sipas tij, kriza e fundit e Eurozonës nuk ka ndonjë lidhje direkte me zgjerimin, por procesi po bëhet gjithnjë e më i komplikuar, pjesërisht edhe për shkaqe politike.

Top Channel