“Të rritet niveli i përfaqësimit të grave në politikë”

09/11/2011 00:00

Krerët e politikës janë shprehur të gatshëm
që në zgjedhjet e ardhshme elektorale  të zbatojnë Kodin Elektoral, ku
përfaqesimi i grave duhet të jetë deri në 30 %.

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e ka mbështetur këtë iniciative duke theksuar se gratë janë më krijuese.

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka deklaruar se puna me grate eshte me konstruktive dhe se perfaqesimi i ulet i tyre ne politike, vjen edhe si mungese e kandidimit te tyre nga kryetaret e qarqeve.

“Sa më shumë gra të përfshihen në vendimmarrje, aq më të pakorruptuar do të ishin vendimet. Sot krahasuar me disa vite më parë ka një rritje të përfaqësimit të gruas. Nëse Shqipëria ka 12 qarqe, 30 përqind e përfaqësimit në lista duhet të ishin gra”, tha Rama.

Top Channel