Policia: Kujdes me parkimin e makinave

09/11/2011 00:00

Drejtoria e Policise së qarkut Tiranë, gjatë një fushatë sensibilizuese i
bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes me
parkimin.

Sipas policisë së Tiranës, në rrugët për përdorim publik në kryeqytet Tiranë, konstatohet si fenomen negativ ndalimi dhe qendrimi i gabuar i mjeteve, i cili perben pengese jo vetem per lirshmërine në qarkullim, por edhe bëhet shkak për ngjarje aksidentale.

Gjate kesaj fushate, policia ka ndare fletepalosje ku kerkon bashkëpunimin e shofereve per te respektuar Kodin  rrugor. Ne fletepalosjet e shperndara, policia i ka kujtuar te gjithe drejtuesve te mjeteve se, kundravajtesit gjobiten nga 500 deri ne 3 mije leke, si edhe ka paralajmeruar heqjen e automjeteve me karroatrec.

Top Channel