Një rrëfim për “Kurbanin”

09/11/2011 00:00

Në hotel “Sheraton” u promovua libri “Kurban” i kreut të  opozitës Edi Rama. Pak para kësaj ceremonie, në një intervistë për Top Channel, Rama rrëfeu detaje të librit, në të cilin ai ka treguar karrierën e tij në politikë dhe punën në Bashkinë e Tiranës, kulisat e politikës duke mos lënë mënjanë edhe pasazhe nga jeta familjare.

Top Channel – Zoti Rama është eksperienca juaj 11 vjecare, karriera juaj politike, një jetë fare pak private. Cfarë iu shtyu që të shkruanit “Kurbanin” dhe pse pikërisht “kurban”?

Edi Rama, autor i librit “Kurban”
– Le të themi që Kurbani është një borxh që e ndjeja ndaj shumë njerëzve që më ndihmuan nga shumë afër ose nga fare larg dhe njëkohësisht një borxh që ja ndjeja për detyrë familjes time, nënës, fëmijëve, gruas edhe ndoshta vetes, asaj pjese që për një periudhë e kam detyruar të heshtë. Ky është një libër për të ardhmen, parë me sytë e të shkuarës

Top Channel –  Ky libër është shkruar për një periudhë të shkurtër, 2 apo 3 muaj dhe pas asaj që ndodhi në zgjedhjet e fundit. Në fakt ju thoni në libër vazhdimisht se ky është një rrëfim shumë i sinqertë. Cfarë ju shtyu ta bëni këtë rrëfim pikërisht tani?

Edi Rama – Libri është shkruar në dy muaj, korrik-gusht. Mbase nuk do të ishte shkruar nëse nuk do kishte ndodhur kurbani. Ka nisur të shkruhet pikërisht në mbrëjmen e ditës kur u bë një kurban, u ther një kafshë në derën e një institucioni. U nis si një rrëfim përballë vetvetes, është shkruar si i tillë.

Top Channel –  Ndoshta shumëkush pyet veten; cfarë ka ndodhur? Përse Edi Rama është kthyer në Edin e fillimit të viteve ’90, qoftë me editorialet, qoftë me këtë libër publicistik?

Edi Rama – Është nevoja për të komunikuar në mënyrë cilësore. Frenezia e ekrani dhe e jetës së përditshme na bën të humbasim shumë nga cilësia e komunikimit. Të shkruarit është një mënyrë për të folur pa ta prerë kush fjalën.

Top Channel