Shkodër, Përroi i Vrakës i mbuluar nga mbeturinat

08/11/2011 00:00

Duket se shtrati i lumit Erzen nuk është i vetmi vend që vuan problemin e ndotjes nga mbeturinat.

Vetëm 7 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pranë rrugës nacionale dhe linjës hekurudhore ndërkometare Shkodër-Hani i Hotit, shtrati i Përroit të Vrakës eshte i mbuluar nga mbeturinat.

Banoret thone se ne zone nuk ka nje vend te percaktuar per hedhjen e mbeturinave.

Shtrati i Përroit të Vrakës tashme eshte kthyer ne nje vend te madh grumbullimi mbeturinash. Mbushja e shtratit te perroit me mbeturina dhe inerte rrezikon qe gjate periudhes se shirave prurjet te dalin me mjaft lehtesi nga shtrati duke shkaktuar dhe permbytje masive.

Top Channel