Lagarde në Moskë

08/11/2011 00:00

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard u bëri thirrje vendeve të Eurozonës të dyfishojnë përpjekjet për të tejkaluar krizën e borxhit.

Sipas saj, ekonomia botërore po përballet me rreziqe në rritje. Duke folur për studentët, në vizitën e parë ne Moskë, pas marrjes së detyres, Lagarde apeloi për kthimin e besimit në tregjet financiare.

“Problemi kryesor është dicka që ne kryesisht e kemi trashëguar nga vitet e mëparshëm të krizës financiare, është përgjithësisht një mungesë besimi. Do ta quaja një krizë besimi. Nëse nuk veprojmë së bashku, ne do të përballemi me një spirale të paqartë paqëndrueshmërie financiare si dhe kolapsin e kërkesës botërore, ky është skenari më i errët dhe mund të ndodhë”, tha shefja e FMN, Krsitin Lagarde.

Kristin Lagard u takua me Presidentin rus, Dëmitrij Medvedjev në Moskë për të diskutuar se si ekonomitë në zhvillim mund të mbështesin Europën për të tejkaluar krizën e borxhit.

Ajo do të qëndrojë edhe të martën në kryeqytetin rus, por sic raportojnë mediat, nuk do të takohet me kryeministrin, Vladimir Putin.

Top Channel