SHBA, skandal i ri seksual për Cain

07/11/2011 20:25

Një grua e katër do të akuzojë për ngacmim seksual kandiatin republikan për president të SHBA-së, Herman Cain, lajmëroi të hënë avokati i politikanit.

Pak pas deklaratës së avokatit, një televizion lajmëroi për intervistën eksluzive me gruan, identiteti i së cilës edhe për disa orë mbetet i panjohur.

Cain, një ish-zotërues i një rrjeti restorantesh, nuk ka fituar asnjë zgjedhje në karrierë, por konsiderohet si një prej kandidatëve më të mundshëm për të sfiduar Obamën në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Një javë më parë, dy gra akuzuan Cain për ngacmin seksual në faqet e një reviste të specializuar për zhvillimet politike, ndërsa ditë më vonë, zërit të akuzave iu shtua edhe një person i tretë.

Top Channel