Rusia: Sulmi ndaj Iranit, gabim i rëndë

07/11/2011 00:00

Rusia është zëri më i fundit që ngrihet në cështjen delikate të një
sulmi të mundshëm mbi Iranin. Moska paralajmëroi Izraelin se ndërhyrja
ushtarake ndaj Republikës islamike do të ishte një gabim shumë i rëndë
me pasoja jashtë cdo parashikimi.

“Problemi bërthamor i Iranit nuk ka zgjidhje ushtarake, ashtu sic nuk mund te kete zgjidhje te tille per asnje problem tjeter ne boten moderne. Dhe kjo na konfirmohet cdo dite qe kalon kur shohim sesi po zgjidhen konfliktet perreth Iranit, qofte ato te Irakut apo Afganistanit, apo edhe te tjera ne vendet e rajonit. Aksioni ushtarak nuk sjell gje tjeter vecse me shume vdekje dhe vuajtje njerezore”, u shpreh Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Ne pikepamjen e shefit te diplomacise ruse, me Teheranin ben pune diplomacia, e jo raketat. Komentet e tij pasuan nje deklarate te presidentit izraelit Simon Perez, sipas te cilit, gjasat per nje sulm mbi Iranin po shtohen dita-dites. Kete jave pritet dhe gjykimi i eksperteve te Kombeve te Bashkuara, te cilet do te thone mendimin e tyre nese Irani eshte duke zhvilluar vertet kapacitete per prodhimin e armeve atomike. Sipas diplomateve, Agjensia Nderkombetare e Energjise Atomike do te dale keto dite me nje raport i cili do te sjelle prova imponuese, qe Irani zor se do te arrije t’i mohoje. Regjimi i ajatollaheve ne menyre te vazhduar ka kembengulur se programi i tij berthamor ka qellime paqesore dhe sherben vetem per gjenerim fuqie per perdorim civil.

Republika Islamike reagoi me një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbhar Salehi tha se Amerika e ka humbur maturinë dhe urtësinë në lidhje me cështjet ndërkombëtare.

“Ne sigurisht jemi të përgatitur për më të keqen, por shpresojmë që të mendohen dy herë përpara se ta vendosin veten në rrugën e përplasjes me Iranin”, deklaroi shefi i diplomacisë iraniane gjatë një vizite në Libi.

Tensionet diplomatike po reflektojnë gjithmonë e më shumë shqetësimet se Lindja e Mesme mund të jetë në prag të një konflikti të ri.

Raporte të ndryshme në media kanë lënë të kuptohet këto ditët e fundit se kryeministri izraelit Beniamin Netaniahu po përpiqet të grumbullojë sa më shumë mbështetje për një sulm mbi Iranin.

The Guardian
shkonte dhe më tej me informacionet se Britania është duke planifikuar
t’i bashkohet forcave amerikane në një fushatë ajrore dhe detare kundër
bazave ushtarake iraniane.

Të tilla pohime detyruan NATO-n të dilte të enjten me një deklaratë ku sqaronte se nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim të tillë ushtarak.

Në një intervistë tjetër dhënë për një gazetë turke, Salehi pretendon se Teherani është gati për luftë me shtetin hebre.

“Kemi 8 vjet që dëgjojmë kërcënimet e Izraelit. Kombi ynë është i
bashkuar dhe plot siguri tek vetja. Dimë si ta mbrojmë vendin tonë”,
thotë ai.

Presionet mbi Iranin kanë ardhur në përshkallëzim që kur u hodhën akuzat për një komplot për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.

 

Top Channel