Japoni, perandori Akihito shtrohet në spital

07/11/2011 18:50

Pallati Perandorak në Japoni, njoftoi se perandori Akihito, u shtrua në spital ditën e dielë pas disa shqetësimeve shëndetësore që ndjeu.

“Perandori duket se vuan nga bronkiti dhe për t’u kuruar u shtrua në një spital në Tokio”, deklaron për CNN një zëdhënës i Pallatit Perandorak.

Kjo është hera e dytë brenda këtij vitit që perandori Akihito përfundon në spital. Në muajin shkurt ai u shtrua në spital pas disa shqetësime që kishte në arterie.

Kabineti japonez, po të dielën, vendosi perandor të përkohëshëm, djalin e Akihitos, Nurohito duke i dhënë atij të gjitha përgjegjësitë e postit që mbart.

Kompetencat e perandorit në Japoni janë mjaft të kufizuara. Por ai shihet si udhëheqësi dhe pika unifikuese në popull.

Top Channel