Francë, plan masash anti-krizë

07/11/2011 00:00

Qeveria franceze përgatitet të prezantojë një plan masash anti-krizë me reformën e pensioneve në krye të listës.

E vendosur te mbaje nivelin me te larte te rating-ut, 3A, Parisi po mendon per shkurtime shpenzimesh qe mberrijne deri ne 8 miliarde euro. Kriza e euros ka shtyre keshtu edhe Francen drejt vorbulles se masave te shtrengimit, me shpresen se do te ndihmojne aftësisë së saj paguese në tregjet financiare.

Nuk mund te lejojme qe deficiti yne te zgjerohet akoma me shume, sepse kjo do te thoshte rritje te borxhit dhe qe tani ne kemi nje nivel te caktuar huash, te cilin nuk mund ta thellojme me tej, tha ministri i Jashtem Alain Juppe ne nje interviste per Radio Europe 1. Mospershtatja e buxhetit te 2012-tes me ngadalesimin e rritjes ekonomike te regjistruar se fundi do te conte drejt nje katastrofe, ka shtuar ai. Presioni i investitoreve qe Franca te permiresoje financat e saj ka detyruar presidentin Nikolas Sarkozy te zotohet per shkurtime prej 8 miliarde eurosh, ne nje kohe kur vetem ne muajit gusht u prezantua nje plan reduktimesh te shpenzimeve me 12 milione euro te tjera.

Shefi i Elizese po perpiqet te mbroje vendin nga kriza e borxhit vetem 6 muaj perpara zgjedhjeve presidenciale, thone ekspertet. Rritja ekonomike e Frances do te ngadalesohet me rreth 1% vitin e ardhshem, ne vend te 1,75 % sa ishte parashikimi. Sipas njoftimeve të tjera qeveria planifikon taksa më të larta për koncernet e mëdha si dhe ngritjen e TVSH-së në gastronomi.

 

Top Channel