Britania përjashton ndërhyrjen ushtarake në Siri

07/11/2011 20:30

Ministri i Jashtëm britanik, Uillam Hague ka ripërsëritur qendrimin e Londrës në lidhje me situatën në Siri dhe ka kritikuar sërish autoritetet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve anti-qeveritarë.

Megjithatë, kryediplomati britanik është shprehur kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri.

“Dënoj rëndë atë që po ndodh aktualisht në Siri, dhunën dhe viktimat ndaj civilëve. Por përgjigja jonë, qoftë tani, qoftë në të ardhmen nuk do të jetë ushtarake”, tha Hague.

Zgjidhja për Britaninë e Madhe është aplikimi i sanksioneve të thella kundër Sirisë dhe një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon dhunën e shfaqur nga autoritetet e regjimit të presidentit Bashar al Asad.

Top Channel