“NoW” përgjonte avokatët e viktimave

07/11/2011 18:40

Ish-gazeta më e madhe britanike “News of the World” është treguar tërësisht e paskrupullt për të arritur qëllimet e saj.

Drejtuesit e redaksisë punësuan një detektiv privat të specializuar në ndjekje, për të përgjuar dhe filmuar në mënyrë sekrete avokatët e viktimave të përgjimeve të saj.

“NoW” përgjonte telefonat e familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste të 7 korrikut në Londër dhe përmes përgjimit të avokatëve shpresonte të zbulonte ndonjë gjë mbi jetën private të përfaqësuesve të tyre ligjorë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja prestigjoze britanike “The Guardian” në edicionin e saj online.

Spiunazhi ishte pjesë e një operacioni të organizuar nga pronari Rupert Murdoch për të detyruar avokatët që të ndalnin aktivitetet e tyre ndaj kompanisë së tij.

Skandali i “NoW”, që coi edhe në mbylljen e gazetës më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar, u zbulua disa muaj më parë.

Fillimisht hetuesit zbuluan se me anë të një detektivi privat redaksia kishte përgjuar telefonin celular të një adoleshenteje të vrarë.

Por më pas skandali u zgjerua kur hetimet cuan në zbulimin se gazeta kishte përgjuar edhe telefonatat e familjarëve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Top Channel