Sulmi kundër Iranit

06/11/2011 19:25

“Unë e besoj, unë vlerësoj se shërbimet sekrete të të gjithë vendeve po shikojnë orën, duke paralajmëruar udhëheqësit se nuk ka mbetur shumë kohë përpara. Nuk jam i sigurt nëse ata kanë arritur në ndonjë përfundim. Irani po i afrohet armëve bërthamore dhe për aq kohë sa ka mbetur ne mund t’i kthehemi botës dhe t’i kërkojmë, të përmbushë premtimin”.

Kjo ishte përgjigjia e presidentit izraelit Shimon Peres i pyetur nga telelvizioni izraelit “Channel Two” nëse është e afërt mundësia e një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit, për ta ndaluar Republikën Islamike të prodhojë armën bërthamore.

Këtë javë, mediat izraelite kane qenë të mbushura me spekullime se kryeministri Benjamin Netanjahu po punon të sigurojë konsensusin në qeveri për një sulm kundër impianteve bërthamore te Iranit.

Ministri i Jashtëm francez tha se një sulm i mundshëm kundër Iranit nuk do të bënte gjë tjeter vecse do të destabilizonte rajonin. Alen Zhupe sqaroi se Franca  në vend të kësaj duhet të ashpërsojë sanksionet kundër Teheranit.

“Ne mund t’i forcojmë, t’i bëjmë më shumë presion Iranit dhe ne duhet te vazhdojmë në këtë rrugë, sepse ndërhyrja ushtarake mund të krijojë një situatë plotësisht destabilizuese nërajon. Ne duhet shmangim të pandreqshmen”, tha Ministi i Jashtëm francez, Alen Zhupe.

Javën  e kaluar presidenti francez, Nikola Sarkozi kritikoi atë që ai e quajti dëshirë obsesive të Iranit, për të zhvilluar armën bërthamore dhe nënvizoi se Franca nuk do të qëndrojë duarkryq nëse kërcënohet Izraeli.

Burime diplomatike thonë se Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (ANEA) do të bëjë publike faktet se Irani po punon në mënyrë sekrete për të zhvilluar armët bërthamore.

Top Channel