Myslimanët nisin pelegrinazhin në Mekë

05/11/2011 10:10

Besimtarët myslimanë nisën pelegrinazhin në Malin Arafat, për të kremtuar Haxhin, një prej 5 shtyllave të besimit islam.

Pelegrinët do të kryejnë shtatë rrotullime rreth Qabese, në të kundërt të akrepave të orës, duke përsëritur të njëjtin rrugëtim që kreu profeti Muhamed në shekullin e VII.

Frika e sulmeve terroriste kanë mobilizuar 100 mijë trupa sigurie. Autoritetet e Mekës, njoftojnë se për pelegrinazh kanë zbarkuar 1.83 milion besimtarë nga jashtë Arabisë Saudite, rreth 1.5 përqind më shumë se sa vitin e shkuar.

Haxhi është pelegrinazhi më i madh në botë dhe cdo mysliman i devotshëm duhet ta ndërmarrë atë të paktën një herë gjatë jetës së tij.

Top Channel