Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës

05/11/2011 00:00

Këshilltaret socialiste në Këshillin Bashkiak thonë se do t’i shkojnë
deri në fund, asaj që ata e quajnë mashtrim të radhës të kryetarit të
Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha me hipotekimin e pallateve.

Ne nje leter drejtuar bashkise kerkohet  venia ne dispozicion e listes me 124 objekte per te cilet kryetari Lulzim Basha tha se i kishte pajisur me leje shfrytezimi. Ne te njejten kohe kerkohet numri i vendimit te KRRT-së dhe data perkatese e lejeve te ndertimit per keto subjekte, kopje te akteve te lejeve te shfrytezimit  si dhe numrin e protokollit dales te bashkise per lejet e shfyrtezimit dhe numrin e protokollit hyres te dosjeve perkatese ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per secilin nga subjektet.

Gjithashtu kerkohet lista  me emrat e subjekteve te cilet sipas tyre zoti Basha ka favorizuar duke u dhene leje shfrytezimi,te cilen sipas Bashes nuk e kishin marre deri me tani, pasi ishin mbajtur peng nga administrata e meparshme.

Per te gjitha keto ne leter i kerkohet zotit Basha qe te jape sqarime para keshilltareve ne mbledhjen e radhes ne keshillin bashkiak.

Pas padise se keshilltareve socialiste ne prokurori, per shkelje proceduriale me fillimin punimet ne sheshin “Skenderbej”, ku zbatohet nje projekt i ri duke permbysur ate ekzistues dhe ku nder te tjera llogaritet te shkojne dem rreth 5 million euro, mesohet se ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak eshte vene ne rend te dites miratimi i nje vendimi qe lejon keto punime, ne nje kohe kur keto punime tashme jane duke perfunduar.

PS: Mashtrim me hipotekat

Këshilltarët socialistë përgënjeshtrojnë deklaratën publike të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, se stafi i tij ka dhënë leje shfrytëzimi për 124 objekte, të cilat së shpejti do të marrin dhe hipotekat, duke përmbushur kështu premtimin elektoral të zotit Basha. 

Sipas tyre nuk ka asnje leje shfrytezimi te dhene nga administrata e re, pasi te 124 objektet ishin
pajisur nga administrata Rama me leje shfrytezimi, nderkohe qe kane
qene ne pritje te hipotekimit ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive të
Paluajtshme.

Eshtë një mashtrim i madh publik, i cili është
vërtetuar nga ne pasi disponojmë të gjitha dokumentat dhe faktet, që të
gjitha objektet që deklaroi kryetari i emëruar e kanë marrë lejen e
shfrytëzimit nga administrata e zotit Rama dhe këtë e provon në letrën e
tij që i drejton kryeregjistruesit të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku i
kërkon cilat nga objektet kanë marrë hipotekë që janë cuar nga bashkia e
Tiranës në leje shfrytëzimi. Le të dalë ky kryetar bashkie dhe t’i
thotë qytetarëve të Tiranës, një objekt, vetëm një, nga ato që ai i
thotë që nuk kanë marrë lejen e shfrytëzimit. Le t’u bëjë publike listen
e objekteve që ka pajisur me leje shfrytëzimi dhe t’u tregojë
qytetarëve, se cili është mashtrimi i tij i madh, pasi ne disponojmë
gjithashtu dhe të gjitha numrat e protokollit të korrespondencës së
bashkisë së Tiranës, drejtuar hipotekës ne lidhje me të gjitha objektet
që janë cuar me leje shfrytëzimi të pajisura nga administrata Rama”, tha
kryetari i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Top Channel