Aleanca Kuq e Zi ndalet në Elbasan

05/11/2011 13:05

Aleanca Kuq e Zi ka vijuar turin e saj në qytetin e Elbasanit. Në këtë takim morën pjesë shumë të rinj e intelektualë.

Kreshnik Spahiu u shpreh se Aleanca qëndron mbi partitë politike dhe alternativë e saj është kombi mbi gjithçka.

Nga Elbasani , Spahiu sulmoi politikanët shqiptarë për vendimet që kanë marrrë, të cilat ai i ka quajtur anti-kombëtare.

Nga Elbasani, Spahiu ka bërë thirrje për bashkim të Shqiptarëve kudo që ndodhen dhe me 26 nëntor i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në Festën e Flamurit në Vlorë dhe në Prishtinë në 28 Nëntor.

Top Channel