Mjedisi, kontroll ushtarakëve

04/11/2011 00:00

Agjensia rajonale e Mjedisit ne Elbasan ka inspektuar vendjegien e barutit në shtratin e lumit Shkumbin.

Kontrolli eshte bere pas trasmetimit nga Top Channel te pamjeve ku ushtarake benin demontimin e predhave e me pas djegien e barutit. Kreu i ARM-se , Adi Madhi ka garantuar se tashmë në shtratin e lumit Shkumbin nuk demontohen me municione luftarake.

Sipas tij personat që merrnin pjesë në procesin e demontimit kanë qenë atje ilegalisht sepse lumi Shkumbin nuk është  miratuar për demontim armësh, por vetëm për djegie baruti. Sipas Madhit, tashmë procesi i djegies së barutit ndiqet vetëm nga Specialistë të Uzinës së Mjekësit dhe ruhet nën masa të rrepta sigurie.   

Pak dite me pare Top Channel transmetoi pamjet e ushtarakeve qe benin demontim predhash ne nje vend te caktuar vetem per djegie baruti.

Ceshtja u debatua edhe ne parlament, ndersa zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes tregoi se aty nuk behej demontim ndersa pamjet tregojne ushtarake e civile qe cmontojne predha te kalibirit te madh.

Deputeti i Librazhdit Taulant Balla akuzoi në parlament nje jave me pare ministrin e Mbrojtjes për pazare dhe ndotje të lumit.

Ministri Arben Imami deklaroi se nuk ka asnjë aferë në lidhje me demontimet, ndërsa për cështjen e ndotjes do të bëhen verifikimet.

Balla: Unë akuzoj ministrin e Mbrojtjes, si përgjegjës për pazare që po bëhen me armatimet, qoftë ato që vijnë nga vende të tjera, qofshin ato që janë pjesë e rezervës së armatimit. Që mënyra e demontimit të tyre po bëhet në mënyrë korruptive, që pjesë e strukturave të ushtrisë janë kthyer në pjesë e interesave private që demontojnë për arsye të shitjeve së metaleve me mjaft vlerë që burojnë nga ky demontim. Ministri, ashtu sic mund të kenë bërë edhe në raste të tjera ministrat, pasi është njohur me atë rast, duhet të merrte sot këtu fjalën dhe të thoshte cfarë është ai demontim në lumin Shkumbin, kush janë ata ushtarakë të përfshirë në atë demontim, a janë këto armatime që burojnë edhe nga armatime që vijnë nga vende sikurse dhe Serbia për t’u demontuar në Serbi, sepse baruti i atyre armatimeve ka lënë mjaft të rrezikshme edhe pas djegies. Ato duke u marrë nga uji i lumit Shkumbin, përndojnë në det dhe dëmtojnë rëndë florën dhe faunën e këtij vendi.

Imami
: Ne nuk demontojmë, nuk kemi demontuar, nuk po demontojmë asgjë tjetër vecse atë sasi prej dhjetëra mijëra tonësh të cilët i kemi trashëguar. Nuk ka as predha, as armatim, as plumba, as nuk di se cfarë, as serbë, as bullgarë, as suedezë, të asnjë vendi tjetër. Ne kemi shumë për të demontuar për vete, kemi bërë 45 mijë tonë në këto 2 vite, do të bëjmë edhe 45 mijë të tjera. Dhe kjo është detyrë, kështu i shërbejmë vendit. Sa i përket ndohtjes së mjedisit do t’ju jap informacion në kohën më të parë të mundshme. Ka një problem që djegia e baruteve, në mungesë të ujit është problematike. Do të informoj qoftë komisionin, qoftë seancën plenare në kohën më të parë.
 
Reagon qeveria pas denoncimit në TCH

Zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia ka kërkuar edhe mbështetjen e medias, për t’i bërë thirrje të gjithë banorëve në afersi te poligoneve, qe te mos i afrohen zonave ku kryhen demontime.

Deri me tani poligonet pas kryerjes se demontimeve nuk merreshin ne mbrojtje. Pas ngritjes se ketij problemi nga emisioni “Fiks Fare”, Ministria e Mbrojtjes ka premtuar se do te vendosen ushtarake te armatosur per t’i mbrojtur edhe pas ores 16.00 kur perfundon demontimi.

“Ne kërkojmë bashkëpunimin me median, në sensibilizimin e banorëve që asnjë banor të mos afrohet në poligone, sepse ai është asgjësim nëpërmjet detonimit dhe sigurisht që mbetje nga shpërthimi do të ngelen. Analiza për këtë është bërë e plotë dhe janë marrë masat e duhura. Nga ajo ditë ne kemi dhënë urdhër që do të ketë ushtarakë me armë që do të ruajnë poligonët”, tha Spahia.

Ekrem Spahia ka hedhur poshte kategorikisht edhe pas analizave te strukturave qe ai drejton se, predhat e gjetura ne vende skrapi mund te jene marre ne poligone ushtarake.

“Përsa i përket sasisë së skrapeve, që mund të shihen me ndonjë vend grumbullimi, kemi burime që nuk janë nga poligonet tona”, tha Spahia.

Zevendesministri i Mbrojtjes beri edhe nje panorame te shkaterrimit te armeve luftarake, ku permendi faktin se Shqiperia eshte shteti i pare post komunist qe do te perfundoje deri ne 2013-en, demontimin e armeve luftarake.

Top Channel