8 muaj pas zhdukjes së 68-vjecarit Veteran Avxhi nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Veteran Avxhi është zhdukur pa lënë asnjë lloj informacioni tek familjarët, ndërkohë që rasti i tij është bërë publik edhe më parë nga bashkëshortja.

Pas kërkimeve të shumta tek të afërmit 48-vjecarja Kimete Avxhi ka denoncuar rastin në Policinë e Korçës. Sipas bashkëshortes ai është nisur nga fshati Rëmbec, drejt qytetit të Korçës ku ata banonin në një shtëpi me qera së bashku me një sasi të vogel të hollash, por nuk është kthyer më në banesë.

Duke menduar se mund të kishte shkuar në kryeqytet tek i biri, bashkëshortja është nisur një javë më vonë drejt shtetit grek për të punuar dhe pas qendrimit atje është rikthyer dhe ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortit.

Kërkimet e policisë kanë nisur rreth 8 muaj më parë dhe mësohet se janë duke u hetuar dy pista ajo e vetëvrasjes si pasojë e problemeve familjare si dhe pista e ndonjë ngjarje aksidentale që mund t’i ketë marrë jetën Veteran Avxhiut.

Top Channel