Gjirokastër, kapen 6 kg hashash, në pranga 2 vëllezër

04/11/2011 00:00

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave që
posedonin 6 pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nepravishtë – Libohovë, ku në banesen e dy vëllezërve Levend e Tafil Beqari pas nje kontrollli te bere nga ana e uniformave blu u sekuestruan 6 pako me rreth 6 kg kanabis, e cila ishte e fshehur ne banese te thesi, ku mbahej ushqimi i bagetive.

Dy vellezërit Beqari u ndaluan me akuzen e kultivimit dhe tregtimit te lendeve narkotike.

Top Channel