Gjirokastër, femrat police

04/11/2011 15:35

44 aplikante të reja nga i gjithë Qarku i Gjirokastrës do të konkurojnë për të qenë pjesë e efektivave të policisë pasi të ndjekin më parë studimet në këtë akademi.

Në një trajnim të zhvilluar në Gjirokastër ku kanë marrë pjesë edhe funksionarë të lartë të policisë, iniciativa është përgëzuar.

Aplikantët kanë marrë pjesë në një trajnim orientues mbi sferën e përzgjedhur ndërsa punonjëse të policisë në nivele të larta në vend kanë sjellë eksperiencat e tyre.

Edlira Zoto specialiste për diversitetin në drejtorinë e Përgjithshme tha se niveli i interesit për t’u bërë pjesë e efektivave të policisë prej femrave është 3–fishuar krahasimisht me një vit më parë.

Ndërkaq vetë aplikantet e shohin policinë si një sektor që nuk mund ta përjashtojë femrën dhe si në cdo sektor tjetër mund të rriten në karrierë.
Qarku i Gjirokastrës ka aktualisht 26 efektiva policie femra, një shifër kjo mjaft e vogël në raport me numrin e përgjithshëm të punonjësve, por një shifër e konsiderueshme krahasuar me pak vite më parë.

Top Channel