Policia e Kosovës arrestoi tre persona në fshatin Dumnicë pas transmetimit të videos ku banorët e këtij fshati festonin me armë.

Lajmin e konfirmoi për Top Channel zëdhënësi i policisë Baki Kelani, i cili po kështu njoftoi se gjatë një aksioni të policisë në këtë fshat janë konfiskuar një sasi armësh të kalibrit të ndryshëm.

Aksioni është zhvilluar te mërkurën, ndërsa të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

Ditë më parë në internet ishte postuar një video në të cilën shfaqeshin njerëz që qëllonin me armë në drejtime të ndryshme.

Kjo doli se ishte vetëm mënyra se si e festojnë Bajramin banorët e fshatit Dumnicë të komunës së Podujevës në Kosovë.

Top Channel