Aksident fatal në Mal të Zi, humb jetën 47-vjeçari shqiptar
15/11/2026 22:50
Një shtetas 47-vjeçar i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë-Beranë, në Mal të Zi.
Viktima, Elvis Mulliqi, ka vdekur në aksidentin që ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:45.
Sipas Policisë së Malit të Zi, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore për mediat malazeze.
Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë aks rrugor është rikthyer në normalitet. Rrethanat e plota të aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.
Top Channel