Goditen dy biznese të paligjshme

03/11/2011 00:00

Sektori kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka
goditur dy biznese, që ushtronin aktivitetet e tyre në mënyre të
paligjshme.

Ne nje operacion policia ka sekuestruar nje punishte te prodhimit, ambalazhimit dhe tregtimit te ujit te pijshem, aktivitet i cili zhvillohej jashte cdo kushti te parashikuar nga ligji per kete lloj aktiviteti. Policia ben te ditur se nga ky aktivitete administroheshin ne dite rreth 300 mije leke.

“Nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Kryeqytetit në kuadër të dy operacione të ndryshme policore, kanë bërë të mundur sekuestrimin e një punishte e cila merrej me prodhimin, ambadhazhimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm në bidona 20 litrosh, pa plotësuar kushtet për prodhim dhe shitje”, tha zëdhënësja e policisë.

Sakaq ne nje tjeter operacion, policia ka goditur nje tjeter aktivitet per montimin dhe riparimin e makinerive te lojrave te fattit. Bledar Mitrushi dhe Adriatik Fero, do te ndiqet penalisht per kete aktivitete, ndersa policia ka bere te ditur shkeljet

“Në një tjetër operacion, Sektori Kundër Krimit Ekonomik ka realizuar operacionionin e koduar “Good Luck”, duke bërë të mundur sekuestrimin e një aktiviteti të paligjshëm, që merrej me montimin dhe riparimin e aparave të lojrave të fatit. Ky aktivitet i paligjshëm ushtrohej pa u deklaruar në organet tatimore, në një ambient të përshtatur për prodhim lojrash fati në rrugën “Besim Imami“ në Tiranë”, tha zëdhënësja e Policisë.

Policia ben te ditur se vlera e pajisjeve te sekuestruara shkon deri ne 30 mijë euro.

Top Channel