“Skeleti” i quajtur Demi Moore
02/11/2011 19:55
Debati rreth shëndetit të aktores Demi Moore vazhdon të rritet, ndërsa ajo u fotografua në dalje të një salloni bukurie në “Beverly Hills” më e dobët se kurrë.
48-vjeçarja vizitoi një sallon për disa shërbime estetike, për t’u përgatitur për mbrëmjen e Hellouinit, por nëna e tre fëmijëve duket qartë se po vuan një moment shumë të vështirë të jetës së saj, pas shpërbërjes së martesës me 33-vjeçarin Ashton Kutcher.
Martesa e tyre u vendos në pikëpyetje muajin e shkuar, pasi u zbulua që aktori kishte kaluar një natë i mbyllur në një dhomë hoteli, me një 23-vjeçare që kishte njohur në San Diego.
Top Channel