Shkodër, zbulohen rrënojat e urës Kercile

02/11/2011 00:00

Prishja e disa ndërtimeve që po bëhen për t’i hapur rrugën ndërtimit të
Unazës së Madhe në pjesën lindore të qytetit të Shkodrës ka nxjerrë në
sipërfaqe themelet e urës Kercile, një urë kjo që mbart një trashëgimi
kulturore përsa i përket mënyres së ndërtimit.

E ndertuar rreth 200 vite me pare, prej me shume se 20 vitesh kjo ure me vlera arkiteketurore ka qendruar e mbuluar nga ndertimet pa leje, por ajo qe bie ne sy eshte fakti se sot Ministria e Kultures nuk e ka te perfshire ne listen e monumenteve te kultures, ndersa Bashkia e Shkodres aktualisht po shikon mundesine e spostimit te projektit te unazes per te ruajtur uren qindra vjecare.

Ura Kercile ne hyrje te qytetit te Shkodres nga menyra e ndertimit me harqe te theksuara dhe me gure te ngjashme me ato qe eshte ndertuar kalaja ‘Rozafa’ e ka bere ate nje veper arti.

Top Channel