Stomatologët: Po ndryshon mentaliteti

01/11/2011 00:00

Në dy vitet e fundit, estetika dentare nuk konsiderohet më luks për
shqiptarët.Ndryshe nga vitet e shkuara kur vizitat tek dentisti ishin
shumë të rralla, tashmë duket se tendencat e reja në këtë fushë po
pëlqehen shumë jo vetëm nga të rinjtë por edhe moshat e rritura.

Stomatologia Monika Spirollari thotë për Top News, se ndonëse buzeqeshja e bukur kushton, nga viti në vit po rritet numri i personave që shpenzojnë për këtë.

Për profesor doktor Kurkud Demirel, president i Shoqatës së Stomatologëve të Turqisë, nga përllogaritjet e bëra prej specialistëve, rezulton se shpenzimet për estetikën dentare për një person kapin shifrën e 25 mijë eurove, por sipas tij, njerëzit duhet t’i japin së pari rëndësi shëndetit dentar.

Ndonëse specialistë të Shëndetit Publik kryejnë herë pas here fushata promocioni në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve, këta të fundit janë më të riskuarit për të pasur një higjienë jo të mirë të gojës, për shkak të ushqimeve që konsumojnë si patatinat apo pijet e gazuara.

Stomatologët thonë se këto ushqime janë të dëmshme për dhëmbët pasi u shkaktojnë atyre prishje të shpejtë si dhe dëmtojnë zmaltin.

Top Channel