Rihanna, e shtruar në spital

01/11/2011 21:30

Rihanna është detyruar të anullojë koncertin që duhet të mbante të hënën në Malmo të Suedisë pasi u shtrua në spital me grip.

Këngëtarja i kërkoi falje fansave dhe gjithashtu postoi në Twitter një foto të krahut ku ishte vënë serumi.

“Më vjen keq për të gjithë ju që prisnit shfaqjen time në Malmo. Kisha shumë dëshirë të këndoja para jush. Do ja kalonim shumë mirë. Më vjen shumë keq”, tha Rihanna.

Këngëtarja është në fund të turit të saj ‘Loud’, tur që ka filluar në qershor të këtij viti.

Top Channel