Kukës, konflikti me minierën

31/10/2011 00:00

Pak dite pas protestes se organizuar nga nje grup banoresh te fshatit
Mamëz te Kukesit kunder punimeve qe nje kompani e zhfrytezimit te
mineraleve po ben ka reaguar kryetari komunes Kolsh Abedin Uruçi. Ai
sqaron detajet e konfliktit te lindur.

Kryekomunari thote se pretendimi banoreve per token eshte i kote per shkak se toka eshte ende shteterore dhe nuk ka kaluar prane komunes. Ai thote se shume banore jane punesuar nderkohe qe eshte investuar ne ndertimin e rrugeve dhe infrastruktures. Banoret akuzuan se kryekomunari kishte qelluar me arme ne vendin e protestes, ndersa kryetari komunes tregon se ka bere vetem sqarimin e atyre qe protestonin.

Kryekomunari thote se banoret nuk duhet te dizinformohen per kete investim dhe se ata duhet te punesohen

Banorët: Kryetari i Komunës ushtroi dhunë

Banorët e fshatit Mamëz ne Kukës u përleshën me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dërguara atje, pasi banorët bllokuan me forcë punimet e një firme private në zonë që po punon për hapjen e një miniere.

Kompania private do hapte rrugën për një minierë hekurnikeli në zonë, por banorët thonë se ajo shkeli cdo marrëveshje duke shkatërruar tokat dhe rrugët e fshatit.

“Me këtë firmë kemi debatuar dhe dokumentat që i kemi dhënë ajo i ka prishur. Ka prishur marrëveshjet me ne”, thotë një prej banorëve protestues.

“Kemi biseduar me firmën për mbetjet inerte, e kemi arritur një marrëveshje të noterizuar, por asgjë nuk është zbatuar”, shprehet një tjetër.

Banorët akuzojnë edhe kryetarin e komunës se ka ushtruar dhunë dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

“Ai ka bërë një skandal të tmerrshëm ka qëlluar me pistoletë tek shtëpia ime kur ishin fëmijët dhe bagëtia. Plumbi ka rënë me rikoshetë”, deklaron një prej banorëve.

Policia ka shoqëruar dy banorë të zonës si pjesëmarrës në veprimet penguese ndaj kompanisë private dhe kjo ka bërë që ata të qëndrojnë me orë pranë mjeteve të rënda për t’i penguar të punojnë.

Top Channel