Kanceri i gjirit, aktivitete sensibilizuese

30/10/2011 15:45

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë për gratë për shkak se kjo sëmundje në vendin tonë kapet në stade të avancuara.

Sipas statistikave të OBSH-së një në nëntë gra, preket nga kanceri i gjirit në botë ndërkohë që në Shqipëri cdo vit humbin jetën 320 gra.

Në përmbyllje të muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit, gra nga i gjithë vendi i janë drejtuar kryeqytetit për të marrë pjesë në një aktivitet sensibilizues, ku ndër të tjera në një ditë të vetme është ofruar falas, kontrolli i gjirit nga një spital privat në Tiranë.

Ka pasur një interes të madh të grave të ardhura nga qytete të ndryshme për të bërë këtë kontroll falas, cka ka shkaktuar radhë të gjata.

Gjatë gjithë muajit në luftën kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse, në asnjë qendër shëndetësore shtetërore nuk  janë ofruar falas ekzaminime të gjirit.

Përgjatë një muaji ka pasur vetëm sensibilizim të grave, duke u bërë thirrje, ndonëse një pjesë e mirë e tyre hezitojnë të kontrollohen, vetëm për shkak të pamundësisë ekonomike .

“U bënë kaq vite që në po presim e presim për një strategji shtetërore kundër kancerit të gjirit dhe pritjen nuk e kemi kursyer, por deri më sot, asnjë lajm i mirë. S’na mbetet gjë tjetër vecse të kujtojmë se nga kanceri i gjirit mund të shërohesh, por vetëm nëse e zbulon atë shpejt”, tha në fjalën e rastit, Donika Godaj nga Shoqata Kristiane e Grave.

Në aktivitetin sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit  kanë marrë pjesë Zonja e Parë, Teuta Topi, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli si edhe përfaqësues të Ambasadës Amer

Top Channel