Tunizi, policia shpërndan protestuesit

29/10/2011 03:00

Në orët e mbrëmjes, ushtria tuniziane qëlloi në ajër për të shpërndarë protestuesit ne qytetin Sidi Buzid (Sidi Bouzid), të revoltuar pas anullimit të kandidatëve të partisë “Lista Popullore”, e renditura e katërta ne zgjedhjeve të përgjithshme. Nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

Në qytetin e njohur, si zemra e revoltës që rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Ben Ali u vendos shtetrrethimi nga ora 18.00 deri në orën 4.00 të mëngjesit.

Udhëheqësi i partisë Ennahda, Rashid Ganushi tha se dhuna u provokua nga grupe të lidhura me ish-presidentin. “Lista Popullore” drejtohet nga biznesmeni që ndodhet në Londër, Hashemi Hamdi.

Pavarësisht garancive të “Ennahda-s”, fitorja e Partise Islamike  shihet me frikën se me kalimin e kohës mund të ndryshojë politikën e saj. Ganushi premtoi të forcojë rolin e grave në politikën tuniziane. “Qeveria nuk do të bëjë asnjë përpjekje për t’i detyruar të mbajnë shami”, tha ai.

Top Channel