Rishfaqen vatrat e zjarrit në Elbasan

29/10/2011 00:00

Një zjarr masiv ka përfshirë parcelat më ullinj në fshatin Kusarth të
Komunës Bradashesh në Elbasan. Zjarri ka rënë rreth orës 18:00 të ditës
së premte dhe prej disa orësh është punuar për shuarjen e tij.

Sipas burimeve nga zjarrfikesja, vatra e zjarrit është zgjeruar si pasojë e erës dhe vështirësisë për të ndërhyrë në kohë. Kreu i shërbimit zjarrëfikës, Aleksandër Hodaj bën me dije se ka qenë e vështirë ndërhyrja e mjeteve të zjarrëfikeses si pasojë e terrenit të vështirë dhe mungesës së infrastrukturës.  

Ndërkaq është kërkuar ndihma e ushtrisë dhe banorët e zonës kanë qenë pjesë e grupit të punës për të shuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit. Burimet bëjnë me dije së zjarri ka asgjësuar mby dy dynym parcela me ullinj, duke u shkakutar fermerëve nje dëm të madh ekonomik. Nëse nuk zjarri nuk do të ishte izoluar në kohë, atëherë ai mund të rrezikonte edhe banesat që ndodheshin pranë zjarrit.
 

Top Channel