Shefi i diplomacisë greke, Stavros Lambrinidis ka deklaruar se Shkupi nuk po tregon vullnet politik për tejkalimin e kontestit të emrit.

Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi të zhvilluar në Uashington me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Lambrinidis deklaroi se Shkupi po tregon ngurtësi dhe përsëriti pozicionin e vjetër të Athinës, se cështja mund të zgjidhet vetëm me një emër të ri me përmbajtje gjeografike.

“Kuptohet që unë kam shprehur shqetësimin tonë për pozicionet e ngurta të Shkupit në raport me kontestin e emrit, që për momentin nuk ka vullnet politik për zgjidhje”, deklaroi Lambrinidis në një takim me gazetarët grekë.

Shefi i diplomacisë greke theksoi më tej se marrëdhëniet greko-amerikane janë të fuqishme dhe se administrata amerikane përkrah reformat e ndërmarra nga Athina zyrtare për tejkalimin e krizës së borxhit.

Komisioni Evropian ka dhënë disa herë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë, por vetoja Greke mban të bllokuar këtë proces.

Disa ditë më parë kryeministri Nikolla Gruevski kërkoi nga Bashkimi Evropian që cështjet bilaterale të mos jenë pengesë për ardhmërine evropiane të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA