Cifti Madoff tentoi vetëvrasjen

27/10/2011 09:25

Bashkëshortja e financierit të burgosur amerikan Bernard Madoff ka deklaruar se cifti tentoi vetëvrasjen pas zbulimit të mashtrimit financiar prej 65 miliardë dollarësh.

Ruth Madoff tha për programin “60 Minuta” të televizionit CBS se bashkë me të shoqin gëlltitën një tufë ilacesh ditën e Krishtlindjeve të vitit 2008.

“Unë nuk e mbaj mend e kujt ishte ideja, por ne vendosëm të vrisnim veten pasi ajo që po ndodhte ishte e tmerrshme”, tha ajo.

Madoff po shlyen dënimin prej 150 vjet burg pasi u dënua në vitin 2009 për mashtrime të mëdha financiare.

Bashkëshortja e tij tha gjithashtu për CBS se tentativa për vetëvrasje erdhi për shkak të depresionit të madh.

“Unë mora të gjitha ilacet që kishim, ai mori edhe disa të tjera”, tregoi Ruth, duke shtuar se nuk i shoqëroi ilacet me alkool nga frika se mos i villte.

Mes ilaceve të gëlltitura kishte qetësues të fortë dhe ilace për parandalimin e stresit dhe panikut.

“Ne i gëlltitëm ilacet dhe pastaj u zgjuam të nesërmen. Ishte dicka shumë impulsive dhe unë jam e kënaqur që u zgjuam”, rrëfeu zonja Madoff.

Intervista e plotë e Ruth do të transmetohet në CBS më 30 tetor. Televizioni ka njoftuar se ajo do të përmbajë sekrete të pazbuluara të familjes pas publikimit të skandalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA