Steven Tyler, lideri i grupit legjendar të rrokut “Aerosmith” ka pësuar komplikacione të mëdha me shëndetin dhe është transportuar me urgjencë në një spital të Paraguajit.

Janë mediat vendase të cilat kanë raportuar se këngëtari ka qenë në dhomën e tij të hotelit kur është ndjerë keq dhe personeli i vënë në alarm ka njoftuar një ambulancë për t’i dhënë atij ndihmën e parë në urgjencën e një spitali.

Sipas gazetës më të madhe vendase, “ABC”, e cila ka cituar një prej punonjësve të hotelit që ka konfirmuar këtë lajm, ku theksohet se është transportuar drejt urgjencës së spitalit duke mos dhënë komente për shëndetin e Tyler dhe nuk ka dhënë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me këngëtarin.

Gazeta paraguajane shkruan gjithashtu se këngëtari 63-vjeçar ka kaluar plot 3 orë në spital dhe sipas këtij raporti, këngëtari ka humbur 2 prej dhëmbëve të tij, çka mendohet të jetë shkaktuar nga ndonjë përplasje e mundshme e tij me objekte të forta.

Tyler gjendej në Paraguaj për të performuar në një festival rroku . “ABC” raporton se koncerti i parashikuar të mbahej këtë të enjte do të shtyet për një datë tjetër të përcaktuar një prej ditëve të mbajtjes së këtij festivali.

Top Channel