Jennifer Lopez pengohet pas konferencës

26/10/2011 17:30

Një e papritur e vogël i ka ngjarë këngëtares Jennifer Lopez. Për pak desh ka rënë nga podiumi i konferencës së shtypit që mbajti në kuadër të aktiviteteve të “Maribel Foundation”, i cili është themeluar nga këngëtarja dhe aktorja porto-rikane se bashku me motrën e saj Lynda.

Pasi ka përfunduar fjalën e saj për nismat më të fundit të fondacionit, Lopez ka tentuar të zbresë, por është penguar dhe kanë qenë badigardët e saj ata që e kanë shpëtuar nga rënia nga podiumi i lartë.

Sa i takon eventit ku ndodhi incidenti që mund të kishte pasur pasoja tepër të mëdha për këngëtaren, Lopez dhe motra e saj Lynda njoftuan projektin më të fundit të fondacionit i cili ka si synim t’i vijë në ndihmë grave të cilat jetojnë në kushte jo të mira dhe sidomos fëmijëve të cilët jetojnë në kushte tepër të vështira dhe nuk kanë mundësi arsimimi dhe vuajnë mungesën e kujdesit shëndetësor.

Top Channel