Jackson e dinte që ilaçi mund ta vriste

26/10/2011 17:50

Mbreti i popit, Micheal Jackson, u paralajmërua nga një farmaciste që ilaçi që merrte për të fjetur mund të kishte pasoja fatale mbi shëndetin e tij, u zbulua të mërkurën në çështjen e hapur në gjykatën e Los Anxhelosit.

Megjithatë, Jackson iu përgjigj vajzës se “Diprivan”-, një emër tjetër sinonim i propofolit, ishte i vetmi mjekim që e bënte që të binte në gjumë menjëherë.

Cherylin Lee, sot një infermiere dhe dietologe, është një prej dëshmitareve të mbrojtjes, që synon të tregojë nëpërmjet saj se këngëtari ishte i vetëdijshëm për substancën që konsumonte dhe se ishte vetë ai që kërkonte përdorimin e saj.

Megjithatë, dëshmitarja shtoi se “askush që mund ta donte sadopak Jackson dhe që kishte në zemër interesin e tij më të mirë do t’i kishte sugjeruar të përdorte atë substancë”.

Pasi refuzoi që t’i jepte ilaçin e kërkuar, në prill të vitit 2009, Jackson u largua nga farmacia dhe nuk u rikthye kurrë më.

Dëshmia u bë gjatë gjyqit ndaj mjekut personal të këngëtarit, Conrad Murray, i cili është vendosur nën akuzë për vrasje nga pakujdesia dhe përballet me mundësinë e dënimit deri në katër vjet burg.

Top Channel