Aniston: Nuk jam shtatzënë

26/10/2011 11:25

Jennifer Aniston ka deklaruar se nuk është shtatzënë dhe se nuk ka ndërmend të martohet me të dashurin e saj, Justin Teroux.

Aktorja ka dashur të bëjë gjërat e qarta pas “zhurmave” që rrethonin çiftin në mediat rozë. Gjatë një konference shtypi për prezantimin e projektit të saj të ri si regjizore, Aniston u tregua e prerë.

“E para: nuk po planifikoj të martohem së shpejti. Kam qenë e martuar një herë dhe nuk e di nëse do të martohem sërish, por po ju them se për momentin nuk do të martohem. U tregova e qartë?”, tha protagonistja e serialit ‘Friends’.

“E dyta: Nuk jam shtatzënë. Kam shtuar paksa në peshë sepse kam lënë duhanin”, sqaroi aktorja.

Top Channel