Robin Williams martohet për herë të tretë

25/10/2011 16:15

Robin Williams është martuar me të fejuarën e tij Susan Schneider, fundjavën e kaluar në Kaliforni.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i aktorit 60-vjeçar.

Williams, i cili ka fituar edhe një çmim Oscar gjatë karrierës së tij, është njohur me Schneider në vitin 2009 dhe martesa me të është e treta për aktorin e famshëm të komedive.

Protagonisti i ‘Mrs. Doubtfire’ ka pasur një karrierë shumë të suksesshme në Hollywood, por një jetë private të turbulluar. Aktori ka pasur probleme me alkoolin, probleme shëndetësore dhe ka kaluar përmes dy proceseve të gjata divorci.

Kjo është martesa e tretë për Williams. Ka qenë më parë i martuar me Valerie Velardi, me të cilën ka një djalë, dhe me Marsha Garces, me të cilën ka dy fëmijë të tjerë.

Top Channel